Daddy Yanke në Tiranë/ Shikoni çfarë po ndodh tani në “Sheshin Skënderbej” (FOTO) – AlpeGossip
Daddy Yanke në Tiranë/ Shikoni çfarë po ndodh tani në “Sheshin Skënderbej” (FOTO)

Daddy Yanke në Tiranë/ Shikoni çfarë po ndodh tani në “Sheshin Skënderbej” (FOTO)

Sheshi “Skënderbej” do të ndizet mbrëmjen e sotme nga performanca e këngëtarit me famë ndërkombëtare Daddy Yankee. Ky i fundit ka mbërritur në Shqipëri tre orë përpara koncertit dhe ndodhet në kryeqytetit për t’u bërë gati për performancën 90 minutëshe.

Koncerti i madh do të startojë në orën 20:00 me Encën dhe Ledri Vulën, që do të ngrohin atmosferën, para se Daddy Yankee të nisë performancën e tij.

Ndaj ti që e ke kënduar këngën “Despacito”, në krevat, në makinë, në dush, në trafik dhe kudo ku kjo këngë luhej, bëhu gati ta këndosh sonte në “Sheshin Skënderbej”.

Mirëpo çfarë bëhet në sheshin Skënderbej momentalisht? AlpeNews.al ka siguruar disa fotografi ku shikohet se fansat e Daddy Yankee kanë mbërritur që tani dhe masat e sigurisë janë shtuar, që koncerti të zhvillohet pa probleme.

 

Të ndara në disa kategori, biletat për koncertin nisin nga 19.5 euro, ndërsa për ata që kërkonin më shumë komoditete si tavolina, ndenjëse dhe një pamje më të mirë të skenës, koncerti rezervon zonat Vip Gold, Platin dhe Diamant.