MOMENTI QË NUK U SHFAQ/ Bashkëshorti i Alketës ishte në Sanremo: Këtë ja dedikoj njeriut që dua – AlpeGossip
MOMENTI QË NUK U SHFAQ/ Bashkëshorti i Alketës ishte në Sanremo: Këtë ja dedikoj njeriut që dua

MOMENTI QË NUK U SHFAQ/ Bashkëshorti i Alketës ishte në Sanremo: Këtë ja dedikoj njeriut që dua

Tre ditë më parë Alketa Vejsiu ishte në qendër të vëmendjes së të gjithë mediave e rrjeteve sociale, jo vetëm në Shqipëri, por edhe Itali. Moderatorja shqiptare i mahniti të gjithë italianët me elokuencën e saj në të folur dhe me paraqitjen e saj do të mbahet mend gjatë në historinë e Sanremos.

Pak para spektaklit, Alketa dha një intervistë ekskluzive për “Jo vetëm modë”, ku tregoi se për të arritur këtu pati shumë ulje-ngritje, refuzime, trokiti në shumë dyer, por ia doli.

Gjatë intervistës, moderatorja tregoi se në sallën e Sanremos do të ishte bashkëshorti i saj.

“Bashkëshorti im është në skenë. Është i ulur atje dhe e kam patur gjatë këtij rrugëtimi mbështetje të jashtëzakonshme dhe sot nuk mund të mungonte sepse kjo është ëndërr e përbashkët që e kemi finalizuar të dy. Sanremon ia dedikoj njeriut që dua, që më ka mbështetur në të gjithë këtë rrugëtim. Është e mrekullueshme të kesh dikë që të do dhe që të mbështet në ëndrrat e tua. Jam me fat”, u shpreh Alketa. Mirëpo kamerat e Sanremos nuk e fokusuan në asnjë moment bashkëshortin e Alketës edhe pse prisnim që me këtë rast ta shihnim për herë të parë në ekran.