Kurioziteti i së dielës: 10 truke natyrale se si të shmangni irritimin pas depilimit (FOTO) – AlpeGossip
Kurioziteti i së dielës: 10 truke natyrale se si të shmangni irritimin pas depilimit (FOTO)

Kurioziteti i së dielës: 10 truke natyrale se si të shmangni irritimin pas depilimit (FOTO)

Sipas “Brain Statistic”, 58% e femrave preferojnë rruajtjen si një metodë për depilim dhe 75% e burrave rruajnë fytyrën e tyre çdo ditë. Kjo do të thotë që miliona njerëz çdo ditë përballen me problen me problemin e acarimit të lëkurës par rruajtjes.

Ne do t’iu vijmë në ndihmë duke iu dhënë 10 këshilla se si të depiloheni dhe lëkura juaj të ejtë e butë si e një bebeje dhe ju të mos keni kompleksin e irritimit të lëkurës.

10-Përdorni miell misri ose pudër të bebave

A e dini se pëlhuri i pastër i misri është baza e shumëcës së produkteve kozmetike duke përfshirë dhe pudrën e bebave? Ai konsiderohet nëj qetësues gjatë trajtimit të acarimit të lëkurës apo të skuqjeve të ndryshme.Aplikimi i p[ëlhurit të misrit e qetëson menjëherë lëkurën.

Udhëzime: Në përditshmërinë tuaj pas depilimit ju mund të përdorni pëlhurin e pudrës së bebave, por nëse nuk e keni një të tillë në shtëpi ju sugjerojmë që diasa kokrra misri shgtypni, përzjejin i me ujë dhe krijoni një pastë me të cilën lyeni zonën e irrituar nga depilimi. Lejeni të veprojë për 10 minuta.

Nëse vendosni të aplikoni këtë metodë sigurohuni që nuk ekni ndonjë infeksion të lëkurës.

9-Mjalti

Për shekuj, mjalti është përdorur gjerësisht për të kuruar plagët dhe çrregullimet e lëkurës. Efekti i tij i njohur shkencërisht anti-inflamator dhe anti-mikrobial mund të funksionojë në zonën e irrituar dhe do të përfundoni me lëkurë të butë dhe të mirë-hidratuar.

Udhëzime: Aplikoni mjaltin e papërpunuar (organik) në zonën e prekur dhe lëreni për 10-15 minuta. Shpëlaj me ujë të ngrohtë.

8-Vajrat (vaji i ullirit, vaji i pemëve çaji, vaji i vitaminës E)

Vajrat natyrore janë të njohura për aftësitë qetësuese dhe anti-inflamatore. Pra, vaji i ullirit është një ilaç i madh për të riparuar një lëkurë të irrituar. Vaj i Vitaminës E është i njohur për vetitë e tij antioksiduese, gjë që e bën atë një nga trajtimet më të njohura për lloje të ndryshme të problemeve të lëkurës.

Udhëzimet: Vajrat natyrale të bimëve (vaji i ullirit, për shembull) mund të përdoren drejtpërdrejtë në lëkurën e irrituar, ndërkohë që vajrat esenciale (vaji i livandeve, vaji i çajit) duhet të përzihet me ujë: 4-5 pika vaj esencial + disa pika uji.

7-Kompresat e ftohta

Aplikimi i kompresave të ftohta është një ndër metodatmë të thjeshta, por shumë efektive për të trajtuar problemin e acarimit. Një studim nga Universiteti i Rochester-it dëshmon se terapia e kompresave të ftohta ul temperaturën e lëkurës dhe zvogëlon aktivitetin nervor. Pra, një kompresë e ftohët është zgjidhja juaj për lehtësimin e menjëhershëm nga skuqja dhe kruajtja.

Udhëzime: Ju mund të përfundoni disa kube akulli dhe t’i vendosni ato mbi zonën e irrituar për disa minuta, ose thjesht një peshqir të lagur.

6-Vazelina

Pavarësisht nga zona, rruajtja në përgjithësi e bën lëkurën tuaj të thatë dhe të aacaruar. Nëse përdorni shpesh një rroje, përpiquni të rivendosni ekuilibrin e rëndësishëm të lagështisë natyrale të lëkurës tuaj menjëherë pas procedurës. Një nga mënyrat më të lehta për ta bërë këtë është aplikimi i vazelinës.

Udhëzime: Përdorni vazelinë në zonën e irrituar dhe lëreni atë të qëndrojë për të paktën 10-15 minuta.

5-Aspririnë

Përveç sferës mjekësore, njerëzit kanë zbuluar një sasi të madhe të përdorimeve në shtëpi të aspirinës, duke përfshirë qetësim in e lëkurës pas deëpilimit nga acarrimi dhe kruajtja. Kur aplikohet në zonën e prekur, aspirina punon si një agjent anti-inflamator që e bën ndjesinë pas rruajtjes më pak të dhimbshme dhe irrituese.

Udhëzime: Shkrini 2-3 tableta aspirina në ujë për të bërë një paste. Aplikoni në zonën e lëkurës së irrituar dhe le të qëndrojë për rreth 10 minuta. Lajeni me ujë të ngrohtë. Shmangni përdorimin e përditshëm nëse keni lëkurë të ndjeshme.

4-Uthull molle

Uthula e mollës vepron si një agjent antimikrobial që vret bakteret dhe ndihmon për të reduktuar inflamacion. Përmbajtja e saj acid gjithashtu ul nivelin e pH të lëkurës tuaj duke e bërë atë më të zbutur dhe më pak të kuq.

Udhëzime: Hollni një sasi uthull molle me të njëjtën sasi ujë para se ta aplikoni në pjesët e irrituara. Aplikojeni duke përdorur një top pambuku për disa minuta. Kini kujdes sepse acidi acetik mund të shkaktojë acarim, kështu që nëse lëkura juaj është e prirur ndaj alergjive, merrni parasysh që të bëni një test para se ta provoni.

3-Bollgur

Bollguri është i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore. Studimet kanë treguar ai është një element mjaft i mirë për të qetësuar lëkurën nga kruajtja pas depilimit.

Udhëzime: Përdorni bollgur të përzjerë me kos të thjeshtë për të arritur një përzierje ngjitëse dhe aplikojeni në zonën e lëkurës së irrituar. Lëreni për 30 minuta dhe pastaj lanjeni me ujë të ngrohtë.

2-Aloevera

Ajo është nj mjete popullore më të besuara dhe më të ;përdorura për të kuruar çdo lloj acarimi të lëkurës dhe ka një sërë përfitimesh. Aloevera e lehtëson menjëherë lëkurën e acaruar dhe e riparon dëmin e shkaktuar.

Udhëzime: Gjethen e aloeverës prijeni dhe xhelin që del aplikojeni mbi lëkurë. Pasi tahhet pastrohet lehtësisht me ujë të ngrohtë.

1-Kastravec

Përvecse të pasur me vitamina dhe minerale, kastravecat janë pothuajse plotësisht ujë, gjë që i bën ata një nga elementët më të mirë natyralë për lëkurën e dëmtuar dhe të irrituar. Studimet sugjerojnë se ato gjithashtu kanë një efekt anti-inflamator nëse aplikohen direkt në zonën e prekur.

Udhëzime: Aplikoni kastravec të freskët në lëkurë dhe lëreni për rreth 15 minuta. Për të reduktuar ndjesinë e skuqjes dhe djegieve më të shpejtë, përdorni një kastravec të ftohtë nga frigorifer.

Burimi: Brighte Side