PREKËSE/ Barbana Dini rrëfen se së shpejti do të sjell këngën e papërfunduar të Ergit – AlpeGossip
PREKËSE/ Barbana Dini rrëfen se së shpejti do të sjell këngën e papërfunduar të Ergit

PREKËSE/ Barbana Dini rrëfen se së shpejti do të sjell këngën e papërfunduar të Ergit

Barbana Dini ishte e ftuar pasditen e djeshme tek “Rudina” për të folur për këngën e saj më të re “Libri i dashnis”, një këngë që e rikthen atë pas 5 vitesh mungesë.

Gjatë intervistës, Barbana u shpreh se i ka mbetur peng që nuk ka një duet me Ergin, por shumë shpejt ajo do të sjellë këngën që ai la përgjysmë.

“Në ditën e lindjes së tij, në 15 tetor do vijë kënga që Ergi kishte shumë dëshirë ta këndonim bashkë. Nuk arritëm dot ta realizonim të plotë dhe mbeti në ‘demo’. Po i përkushtohem për ta sjellë ashtu siç Ergi do donte, kam një emocion dhe përgjegjësi të madhe. Kënga është me tekst, muzikë nga Ergi dhe titullohet ‘Ku je’, tregoi Barbana.