Letra: Lashë të dashurin nga nervat dhe ai s’është bërë më i gjallë – AlpeGossip
Letra: Lashë të dashurin nga nervat dhe ai s’është bërë më i gjallë

Letra: Lashë të dashurin nga nervat dhe ai s’është bërë më i gjallë

“Më ka ndodhur dicka që s’i jap dot drejtim. Jam e lidhur prej shtatë vitesh me një djalë që më betohej vazhdimisht se më donte dhe se nuk dilte me askënd tjetër.

Rastësisht, pak ditë më parë u përballa me atë që i trembesha më shumë. I dashuri im ishte ulur me një vajzë në një kafene pranë të cilës po kaloja. Shtanga. Nuk bëra asnjë veprim sepse isha e shoqëruar nga një kolege e punës dhe s’doja të dukesha keq në sytë e saj. Unë dhe ai u pamë në sy për disa sekonda…

Zgjodha të ikja dhe pak momente më vonë me telefonon dhe më thotë ‘s’është ashtu si mendon ti. Është thjesht një shoqe.’ Ia mbylla pasi i thashë ‘je i neveritshëm’ dhe se ky ishte fundi i lidhjes.

Tani, ai bën si i ofenduar. S’më ka telefonuar, s’ka asnjë shenjë jete nga ana e tij. Si mendoni, kam nxituar me veprimin tim? A ka mundësi që ata të kenë qenë thjesht miq, edhe pse unë s’e kam parë kurrë atë vajzën dhe s’më ka folur kurrë për të? Bëhet fjalë për shtatë vite të çuara dëm.”