VEPRIMI I TUNËS DO TË “THYEJË” INTERNETIN/ Ja puthja lesbike me modelen e njohur – AlpeGossip
VEPRIMI I TUNËS DO TË “THYEJË” INTERNETIN/ Ja puthja lesbike me modelen e njohur

VEPRIMI I TUNËS DO TË “THYEJË” INTERNETIN/ Ja puthja lesbike me modelen e njohur

Disa ditë më parë, Tuna na surprizoi duke lajmëruar se do të publikonte një duet me këngëtarin e njohur Seven Saraqi.

E ndërkohë që ishim në pritje të këngës së dytë të Tunës pas rikthimit me klipin “Chonga”, një tjetër detaj është bërë publik sot.

Pjesë e klipit do të jetë edhe modelja e njohur Vildane Zeneli, e cila sipas “Prive” do të jetë protagoniste kryesore bashkë me Tunën. Dyshja madje do të puthet në buzë në një skenë joshëse që pritet të jetë e bujshme në media.

Nuk dihet ende se kur do të dalë kjo këngë, por xhirimet e videoklipit kanë nisur mbrëmjen e djeshme. Vildane ka treguar look-un e saj në klip dhe me të vërtetë që duket shumë seksi e veshur me fustan të kuq.