Nëna në moshë fare të re: Ja pse janë ndarë të famshmet shqiptare nga bashkëshortët (FOTO) – AlpeGossip
Nëna në moshë fare të re: Ja pse janë ndarë të famshmet shqiptare nga bashkëshortët (FOTO)

Nëna në moshë fare të re: Ja pse janë ndarë të famshmet shqiptare nga bashkëshortët (FOTO)

“Dashuria nuk njeh moshë”, është shprehja që dëgjojmë shpesh në shoqërinë tonë. Disa zgjedhin të kenë një partner në moshë më të vogël, disa janë predikues që partneri duhet të jetë më i madh dhe disa të tjerë jashtë çdo parashikimi zgjedhin të martohen në moshë shumë të vogël. Por kush janë disa nga të famshmet shqiptare që janë martuar në moshë të vogël dhe a ka funksionuar lidhja e tyre?

Albërie Hadërgjonaj është martuar 15-vjeç dhe në moshën 16-vjeçare u bë nënë për herë të parë . Pas 2 vitesh erdhi në jetë edhe vajza e dytë. Një histori dashurie e mbushur me shumë peripeci dhe mbi të gjitha me shumë sakrifica, pasi bashkëshorti i Albëries, Mentori përfundoi në burg.

Vetëm pak kohë pasi Mentori doli nga burgu, Albëria i kërkoi divorcin duke i befasuar të gjithë. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Oktapod”, vite më parë, Albëria tha se ndihej e lodhur nga bashkëshorti ndaj vendosi të ndahej.

Gjithashtu ajo dha edhe një këshillë në këtë emision që vajzat e reja duhet të mendohen mirë para se të martohen dhe sipas saj mosha ideale për t’u martuar është 25-26 vjeçe.

Eli Fara është një personazh tjetër i njohur që është martuar në moshë shumë të vogël dhe shumë pak kohë pas martesës solli në jetë edhe vajzën e saj Marinën. Martesa me të atin e vajzës përfundoi shpejt dhe që nga ajo kohë Eli nuk u rimartua më dhe ia dedikoi jetën vajzës dhe karrierës së saj në muzikë.

 

Modelja e njohur Adrola Dushi pas një lidhje të gjatë me Adis Patushin, në moshën 19-vjeçare solli në jetë djalin, Troin. Pas lindjes së djalit çifti i njohur kurorëzoi me martesë dashurinë e tyre. Fatkeqësisht historia e saj e dashurisë do të merrte fund shumë shpejt.

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do të ngelet mes meje dhe Adisit”, u shpreh Adrola e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” pak ditë më parë.

Suzana Mushkolaj mami i këngëtares Argjentina Ramosaj dhe njëkohësisht një moderatore e njohur në Kosovë është bërë nënë në moshë shumë të vogël. Ajo ishte e martuar me vëllain e Albërie Hadërgjonajt, Avdi Ramosaj. Martesa e tyre nuk i rezistoi kohës dhe përfundoi me divorc.

Histori dashurie që premtonin shumë, por që fatkeqësisht përfunduan shumë shpejt. Me sa duket martesa në moshë të re ishte një faktor që ndikoi negativisht në lidhjet e tyre. Sipas një studimi të publikuar nga revista “Time” femrat që martohen para moshës 20-vjeçare janë të destinuara të divorcohen. Mosha ideale për një martesë të gjatë dhe të suksesshme sipas “Times” është mes 28-32 vjeç.