Rrini ju: Papritur e pa kuptuar Fifi i jep fund beqarisë (FOTO) – AlpeGossip
Rrini ju: Papritur e pa kuptuar Fifi i jep fund beqarisë (FOTO)

Rrini ju: Papritur e pa kuptuar Fifi i jep fund beqarisë (FOTO)

Këngëtarja Filloreta Raci e njohur me emrin “Fifi” është kthyer në një nga personazhet më të dashur të ekranit, jo vetëm prej këngëve të saj të super pëlqyera e që dëgjohen kudo, por edhe për shkak të humorit e batutave të cilat Fifi nuk i kursen në emisione e intervista.

Sa i përket jetës private, këngëtarja nuk ka deklaruar deri më tani asnjë lidhje dhe kurrë nuk është kapur mat, megjithatë sot ajo i ka bërë gjërat e qarta.

“Sapo u martova me ty”, shkruan Fifi për mikrofonin në foton e postuar në Instastory ku shihet në studio duke punuar për këngën e re duke treguar kështu se muzika për të është gjithçka.

Kënga e fundit nga Fifi ishte “Zhurmë” me të cilën mori pjesë në “Kënga Magjike” dhe fitoi vendin e tretë.