“KALOVA LUMIN, TË DHJ*FSHA KALIN”/ Aulona Musta i “thumbon” keq Rudina Dembacaj: Kur më thoje aman mos ma nxirr… – AlpeGossip
“KALOVA LUMIN, TË DHJ*FSHA KALIN”/ Aulona Musta i “thumbon” keq Rudina Dembacaj: Kur më thoje aman mos ma nxirr…

“KALOVA LUMIN, TË DHJ*FSHA KALIN”/ Aulona Musta i “thumbon” keq Rudina Dembacaj: Kur më thoje aman mos ma nxirr…

Moderatorja Aulona Musta duket tepër e revoltuar nga një foto që ka postuar në story-t e saj. Në mbishkrimin e shpërndarë në instagram ajo ‘thumbon’ disa personazhe të cilët kur kanë nevojë i lëpihen duke i premtuar intervista apo lajme ekskluzive dhe pasi ‘hedhin pas krahëve’ hallin e tyre, i sheh në çdo media tjetër, vetëm aty ku kanë premtuar jo .

Postimi i plotë i Aulonës është si më poshtë :

“Janë ca personazhe që kur kanë ndonjë hall, a problem, ose kur ti ke ca info për ta , të luten e të përgjerohen: Aman mos i boto, mos i publiko. Të keqen, sa të vijë momenti dhe ty do të ta them vet të parës. Të kam shoqe, të kam mike. Të jap fjalën e burrit e të gruas , vetëm tek ty do dal e do ta them. Vetëm tani mos ma nxirr lajmin…

Dhe pastaj kalon pak kohë dhe lajmi normalisht që del, se s’janë të gjithë zemërmirë e dashamirës… Dhe personazhi vazhdon të betohet që intervistën e parë, kur të vendos të flasë për këtë gjë do të ta japi ty, se ti u tregove shumë e mirë atëherë kur e dije lajmin, para të gjithëve dhe sërish nuk e publikove… Dhe vazhdon betohet, në burrëri e gruari… Dhe kështu kalojnë javët dhe muajt dhe e sheh personazhin të dalë ngado, e të flas ngado… vetëm atë gazetaren, të cilës ju përgjërua muaj më parë për mos t’ja publikuar lajmin e i dha llafin e burrave madje, atë bën sikur e harron…Çfarë mësuam nga kjo ? Që mos ki mëshirë për asnjë personazh, se zakonisht e kanë moto të jetës: kalova lumin, të dh*efsha kalin…Sa për ” burrërinë “, sa më shumë e bërtasin, aq më pak e kanë…Mbase është vetëm rastësi, por postimi i Aulonës përkon me intervistën që Rudina Dembacaj dha ekskluzivisht për emisionin e Rudina Magjistarit. Epo në këtë rast, nuk ka faj!!! Të jetë vallë edhe mosmirënjohëse Rudina Dembacaj? /Pamfleti