“TRISTAN ËSHTË NJERI I SËMURË”/ Khloe Kardashian është dakort me fansin e saj – AlpeGossip
“TRISTAN ËSHTË NJERI I SËMURË”/ Khloe Kardashian është dakort me fansin e saj

“TRISTAN ËSHTË NJERI I SËMURË”/ Khloe Kardashian është dakort me fansin e saj

Prej ditësh në media është bërë publike tradhtia e radhës e Tristan Thompson, i cili vetëm pak kohë më parë u ribashkua me Khloe Kardashian. Pavarësisht zhurmës së madhe që u krijua, Khloe zgjodhi të mos japë asnjë koment në lidhje me këtë çështje.

Por së fundmi 35-vjeçarja ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’. Një fans e ka etiketuar atë duke i thënë: “Tristan është njeri i sëmurë, vetëm vajza jote e meriton dashurinë tënde”.

Kardashian ka vendosur ta pëlqejë këtë post dhe pas kësaj të publikojë disa shkrime në ‘Instagram’ rreth tradhtisë.

Mesa duket kjo situatë është shumë e vështirë për të dhe nuk do mundet ta kalojë pa ndarë me të gjithë ndjekësit e saj, se çfarë ndjen.