Ç’nuk i thanë për pamjen/ Genta Ismajli ju tregon fytyrën pa asnjë pikë grimi (FOTO) – AlpeGossip
Ç’nuk i thanë për pamjen/ Genta Ismajli ju tregon fytyrën pa asnjë pikë grimi (FOTO)

Ç’nuk i thanë për pamjen/ Genta Ismajli ju tregon fytyrën pa asnjë pikë grimi (FOTO)

Pak ditë më parë dy foto të postuara nga Genta Ismajli ku shfaqej me një pamje shumë ndryshe, me lente blu, ngjallën reagim të shumtë tek fansat e saj të cilët e bombarduan me komente duke e kritikuar.

 

“Ç’i ke bërë vetes kështu, ke qenë shumë e bukur më parë”, “Na trembe”, “Je transformuar” “Ça i ke bërë buzëve kështu”, ishin disa prej komenteve.

Genta nuk u ktheu përgjigje fansave, por sot këngëtarja është shfaqur komplet pa makeup.

Ajo ka postuar një foto në Instastory ku shfaqet duke shijuar drekën me pamje nga deti dhe ndonëse pa makeup duket në formë shumë të mirë.