Adelina Tahiri pozon me barkun jashtë! Shikoni si duket këngëtarja në muajin e 7 të pritjes së ëmbël (FOTO) – AlpeGossip
Adelina Tahiri pozon me barkun jashtë! Shikoni si duket këngëtarja në muajin e 7 të pritjes së ëmbël (FOTO)

Adelina Tahiri pozon me barkun jashtë! Shikoni si duket këngëtarja në muajin e 7 të pritjes së ëmbël (FOTO)

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, prej 7 muajsh është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Ajo publikon shpesh në profilin e saj në Instagram foto të ndryshme gjatë shtatzënisë dhe ndan me ndjekësit përgatitjet që po bën për foshnjen që do të vijë në jetë.

Disa minuta më parë, këngëtarja ka publikuar në profilin e saj disa foto ku dallohet më së miri barku i rrumbullakosur. Ajo ka pozuar e zhveshur, duke mbajtur një këmishë të zbërthyer që lejon të shikohen format e saj.

Adelina duket se po i shijon muajt e fundit të shtatzënisë, pasi shpesh publikon foto nga pushime të ndryshme që bën me bashkëshortin e saj, milionerin Serjoza Markov dhe shpeshherë ndan me ndjekësit edhe dhuratat luksoze që merr prej tij.