Pasi u rikthyen BASHKË, Kiara Tito dhe Butrint Imeri kapen MAT në rrugë (FOTO) – AlpeGossip
Pasi u rikthyen BASHKË, Kiara Tito dhe Butrint Imeri kapen MAT në rrugë (FOTO)

Pasi u rikthyen BASHKË, Kiara Tito dhe Butrint Imeri kapen MAT në rrugë (FOTO)

Disa orë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se çifti më i njohur i showbizit, Butrin Imeri dhe Kiara Tito ishin rikthyer. Megjithëse nuk e kanë konfirmuar asnjëherë publikisht lidhjen e tyre, ata janë fotografuar shpesh së bashku. Së fundmi u përfol për një ndarje mes çiftit, pasi nuk e ndiqnin më njëri tjetrin në Instagram.

Mirëpo, veprimet e tyre ditën e sotme i kanë lënë të gjithëve të kuptojnë se ata janë rikthyer me njëri-tjetrin. Pasi Butrinti i bëri sërish Kiarës follow në Instagram, edhe kjo e fundit ja ka kthyer.

Por nuk ka mbetur me kaq. Çifti janë fotografuar sot në Prishtinë dhe në foton e publikuar nga “Prive” ata shihen duke ecur me njëri-tjetrin, foto që me siguri nuk do të donin të publikohej, për ta mbajtur ende lidhjen të fshehtë.