Emina Cunmulaj nuk është vetëm një nga modelet më të mira shqiptare por dhe një nga personazhet më “cool” që mund të ndiqni në rrjete sociale ku në shumicën e kohës ajo shfaqet e vërtetë, pa filtra dhe pa doreza në mendimet që shpreh.
Njësoj ka bërë edhe me një komentuese e cila ka dashur të shpërndajë negativitet në një postim shumë të ëmbël që Emina ka bërë krah bashkëshortit të saj. Ajo e ka pyetur me tendencë Eminën nëse në foto ka dalë me bashkëshortin apo me babain, si për të ironizuar diferencën në moshë që çifti ka e megjithatë Emina ia ka kthyer një përgjigje “me të njëjtën monedhë”.
Modelja e ka pyetur komentuesen nëse ai që ka në foton e profilit është burri i saj apo gjyshi duke bërë që të marrë shumë pëlqime me këtë reagim nga ndjekësit e saj.
Dhe në fakt, me kaq negativitet sa shpërndajnë disa në rrjete sociale, mirë është të marrin mësime të tilla hera herës.