“12 ORË NË SPITAL”/ Dafina Zeqiri tregon prapaskenat e këngës “Vuj Vuj” (FOTO) – AlpeGossip
“12 ORË NË SPITAL”/ Dafina Zeqiri tregon prapaskenat e këngës “Vuj Vuj” (FOTO)

“12 ORË NË SPITAL”/ Dafina Zeqiri tregon prapaskenat e këngës “Vuj Vuj” (FOTO)

Një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun është padyshim Dafina Zeqiri. Ajo është shumë aktive në muzikë duke publikuar vazhdimisht hite të reja në muzikë. Para tre javësh ajo publikoi këngën e saj më të re, të titulluar ‘Vuj Vuj’, këngë e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe numëron mijra klikime në youtube.

Dafina ka treguar së fundmi se realizimi i këtij projekti muzikor ka qenë shumë i vështirë. Përmes një postimi të bërë në Instastory, ajo ka bërë të ditur se xhirimet e klipit janë bërë 12 orë pasi kishte dalë nga spitali dhe kanë xhiruar 10 orë pa asnjë problem. E gjithë kjo është fuqia e femrës!

“12 orë pas daljes nga spitali, sërish një performancë e fortë. 10 orë xhirime pa asnjë problem. Fuqia e femrës”, shkruan këngëtarja.