Vajza e këngëtares së mirënjohur Albërie Hadërgjonajt, Agnesa pak kohë më parë ishte në vëmendje të mediave pas lajmeve se ajo është ndarë nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një vajzë, Elektrën. Shkak për këto lajme u bë fakti se Agnesa i kishte fshirë të gjitha fotot me të. Dhe mesa duket ndarja paska qenë e vërtetë pasi Agnesa tani ka prezantuar partnerin e ri.
Bukuroshja ka postuar disa foto në Instagram ku shfaqet shumë e dashuruar krah partnerit.
Agnesa shkruan se mezi po pret që karantina të mbarojë që të udhëtojë sërish me partnerin.
Djali në foto quhet Valdrin Seci dhe është nga Kosova.
Nuk dihet ende më shumë për çiftin e ri.