I publikuan lajmin që s’duhej, Almeda revoltohet me mediat turke: Çfarë bëni pash Zotin… – AlpeGossip
I publikuan lajmin që s’duhej, Almeda revoltohet me mediat turke: Çfarë bëni pash Zotin…

I publikuan lajmin që s’duhej, Almeda revoltohet me mediat turke: Çfarë bëni pash Zotin…

Almeda Abazi, bukuroshja me origjinë shqiptare, që do të na shoqërojë gjatë këtij edicioni të ‘Dancing with the stars’, po flitet mjaft këto kohë pas zhvendosjes së saj momentale nga Turqia në Shqipëri.

Mediat turke kanë shkruar ditën e sotme se aktorja ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrë. Sipas tyre, 26 vjeçarja ka ndërhyrë në nofull dhe ka ngritur mollëzat.

Mesa duket, këto akuza nuk i kanë pëlqyer Almedës, e cila pak më parë ka postuar në Instastoryn e saj një mesazh për të gjithë ata që ishin marrë me lajmin e rremë për të:

 

“Po po, tani paskam bërë dhe buzët! Po tjetër? Nuk jam kundër ndërhyrjeve estetike por nuk e kuptoj pse flisni për dicka që s’e kam bërë? Nuk keni lajme të tjera për të bërë? Pse vazhdoni të flisni për dicka që e kam sqaruar dhe e kam pranuar vetë LIVE? A skeni gjë tjetër për të bërë? Bota ka shumë probleme, merruni me ato që të bëhet më e bukur!

Meqe ra fjala, a e dini që ekziston dhe opsioni i kërkimit? Ju i keni pare fotot e mia te 12, 13 viteve më parë.

Çfarë po bëni tani pash zotin? S’doja të flisja për këtë temë dhe s’doja të harxhoja kohën, por më detyruat.”- ka shkruar ajo në turqisht.

Siç e shohim dhe nga përgjigjia e saj, Almeda e ka sqaruar edhe herë të tjera këtë temë dhe ka treguar më parë që ka bërë ndërhyrje estetike në hundë, mirëpo akuzat ndaj saj nuk kanë ndalur.