PAK PAS NDARJES NGA BASHKËSHORTI/ Adele paska një të dashur të ri dhe dikush i pa duke u puthur - AlpeGossip
PAK PAS NDARJES NGA BASHKËSHORTI/ Adele paska një të dashur të ri dhe dikush i pa duke u puthur

PAK PAS NDARJES NGA BASHKËSHORTI/ Adele paska një të dashur të ri dhe dikush i pa duke u puthur

Vetëm para pak ditësh, përfaqësuesit e Adele kanë deklaruar publikisht se këngëtarja i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me Simon Konecki.

Ylli i muzikës botërore dhe Konecki janë prindër të një djali 6-vjeçar, që quhet Anxhelo.

Por cila ishte arsyeja se përse dyshja u nda?

Sipas disa burimeve për “People” dhe “E!” arsyeja e ndarjes ngjason shumë me atë të Lady Gaga-s. Duke qenë se Adele së fundmi i duhej t’i dedikohej me kohë të plotë profesionit të saj, kjo ndikoi në zbehjen e marrëdhënies që kishte me partnerin.

Mirëpo pavarësisht gjithçkaje, Adele ka vazhduar përpara me jetën e saj dhe madje ajo është parë duke u puthur me të dashurin e ri në New York.

Një burim ka pohuar për “Daily Star” se këngëtarja u ka thënë personave të afërt që tanimë ajo është e divorcuar dhe po mundohet të normalizohet me jetën e re.