EMINA ÇUNMULAJ PUBLIKON FOTOT NGA DASMA NË PËRVJETORIN E 5-TË/ Zgjedh fjalët më të ëmbla për bashkëshortin – AlpeGossip
EMINA ÇUNMULAJ PUBLIKON FOTOT NGA DASMA NË PËRVJETORIN E 5-TË/ Zgjedh fjalët më të ëmbla për bashkëshortin

EMINA ÇUNMULAJ PUBLIKON FOTOT NGA DASMA NË PËRVJETORIN E 5-TË/ Zgjedh fjalët më të ëmbla për bashkëshortin

Kanë kaluar 5 vite që kur Emina Çunmulaj i dha fund beqarisë dhe kurorëzoi me martesë dashurinë me Sam Nazarian. Sot ata janë pindër të dy vajzave të vogla, të quajtura Ella Faria dhe Mia. Emina dhe Sam janë martuar më 20 qershor të 2015-ës dhe dje festuan përvjetorin e tyre të pestë.

Supermodelja e ka rikujtuar dasmën me disa foto dhe video të postuara në rrjetet sociale. Fustanet e Eminës duken shumë në modë edhe nëse do t’i kishte zgjedhur sot.

“Dita kur u ndjeva si një princeshë. 20.06.2015”, -ka shkruar ajo në fotot e shkëputura nga dasma madhështore. Gjithashtu ajo ka bërë dhe një dedikim për bashkeshortin e saj.

“Dashuria ime! E bekuar të quaj ty partneri im i jetës. 10 vjet bashkë, 5 të martuar, dy vajza të mrekullueshme, shumë dashuri,mësime, disa periudha të vështira por asgjë nuk frenon themelin e fortë. Mezi pres të plakemi së bashku dhe të shoh fëmijët e fëmijëve tanë. Familja mbi të gjitha! Gëzuar përvjetorin dashuria ime”- shkruan Emina në një foto të postuar në Instagram së bashku me bashkëshortin. Duket se Emina dhe Sam e kanë shijuar në maksimum çdo moment të dasmës.foto galeri foto galeri