Ditën e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi i Brunos me Antonian, të cilët kanë nisur bisedën duke folur për të tjerët. Antonia nuk ka hezituar të thumbojë vajzat e tjera që kanë pasur takim me Brunon, ndërsa atij i ka shprehur se e pëlqen për fizikun dhe faktin që është orator.
Teksa nuk e dinin se kamerat ishin ndezur, të dy po flisnin për Alvisën dhe Antionia u shpreh se zëri i saj i vret trurin.
Bruno: E ka inatin me Alvisën, do ta therë.
Antonia: Nuk kam inat fare me emrin që sapo përmende.
Bruno: Po c’ke?
Antonia: Thjesht zëri më vret në trurin tim.
Bruno: Po në studio?
Antonia: Jemi këtu. Atje është gjë tjetër.
Bruno: Sa erdhe në Prime u kape me Alvisën?
Antonia: Të preku ty?
Bruno: Jo, as veprimet e saj me mimika nuk më pëlqyen. Por më e vetëpërmbajtur.