U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Olta Gixhari ndan momentet më të ëmbla me të birin Amar (VIDEO) – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Olta Gixhari ndan momentet më të ëmbla me të birin Amar (VIDEO)

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Olta Gixhari ndan momentet më të ëmbla me të birin Amar (VIDEO)

Në muajin gusht, aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar Olta Gixhari, u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë vogëlushin Amar, të cilin e lindi në Spanjë ku po jeton prej disa kohësh me partnerin e saj (të cilin e ka mbajtur ende sekret nga publiku.)

Tashmë, Olta ndihet tepër e lumtur që është bërë nënë dhe në rrjete sociale ka përshkruar ndjesitë më të bukura për të voglin e saj.

adje, megjithëse s’na ka treguar portretin e tij, aktorja nuk ngurron të ndajë momente të ëmbla me Amarin në Instagram.

Mbrëmjen e sotme, ajo nuk e kurseu një video me të birin, të cilit i duket dora fare e vockël teksa prekte të ëmën.

Olta e mbante Amarin pranë gjirit, ndërsa qeshte dhe e shikonte plot dashuri.

Në fakt, ne jemi kuriozë të shohim babanë e Amarit dhe të mësojmë sa më shpejt se cilit prej prindërve i ngjan më shumë vogëlushi, i cili ka ndryshuar rrënjësisht jetën e Oltës dhe partnerit të saj.

Mezi po presim!