Karriera e suksseshme e Alketa Vejsiut ka nisur që në moshën 14 vjeçare ku falë zgjuarsisë dhe shkathtësisë arriti të korr suksese te njepasnjëshme. Nuk është kurrë e lehtë të hedhësh hapat e parë kaq e vogël, por Alketa është padyshim nga ato shembuj që do mbahen mend gjatë.
Ka nisur si fillim të merret me muzikën e më pas me moderimin, por suksesin më të madh në gjithë karrierën e saj e ka fituar nga kjo e fundit, shkruan AlpeGossip.al.
Nuk është e lehtë për një moderatore shqiptare të fitojë zemrat e publikut të huaj, por Alketa ja ka artitur të ketë suksese dhe jashtë Shqipërisë.
Si po arrin Alketa Vejsiu të bëhet e suksesshme jashtë por edhe fillimet e saj si moderatore këtu në Shqipëri?
Vera Grabocka i ka besuar Alketa Vejsiut një numër të madh programesh televizive, duke nisur nga ” 12 ëndrrat e një nate vere”, ” Gjeniu i vogël” ,”X factor” e deri tek programi që drejton sot ” Në kurthin e Peter Pan”.
Së fundmi ajo ka njoftuar për një show të ri televiziv “Lovestory”, është një “Reality Dating Show” një produksion italo-shqiptar për dashurinë e vertetë dhe emocionet qe pritet të transmetohet së shpejti në TvKlan.
Por nuk ka pasur sukses vetëm në Shqipëri por edhe në Itali. Para një viti Alketa Vejsiu prezantoi “Sanremon”, një ëndërr e bërë realitet.
Pas ngjitjes në shkallët e Sanremos Alketa pati një sukses akoma edhe më të madh, u bë e dashur edhe për publikun italian, falë shkathtësisë dhe dashurisë që ka për publikun të cilin arriti ta bëjë për vete dhe ta duartrokasin fort.
E kush mund ti harrojë se si u “çmenden” italianët për ditë të tëra pas momentit kur Alketa performoi?
“Kjo ka qenë një ëndërr për mua, e rritur në një vend të vogël si Shqipëria.Gratë kanë fituar në këtë festival, keni bërë një punë të mrekullueshme, faleminderit për këtë mundësi dhe unë modestisht si qytetare e botës them që Italia më ka pritur dhe është vendi me popullin më të bukur në botë”, është shprehur Alketa Vejsiu.
Në mediat italiane u fol shumë për Alketën e madje komentet ishin të pafundme dhe së tepërmi pozitive.
Por ja çfarë kanë shkruajtur disa prej tyre: “Ishte eksplozive. Showgirl e lindur në Tiranë tregoi një njohje të shkëlqyer të gjuhës italiane…”. “Një uragan”. ejt.
Së fundmi është njoftuar se Alketa Vejsiu do jetë sërish në Sanremo, por këtë herë jo si prezantuese krahë Amadeos.
Pavarësisht se nuk ka ende një konfirmim, mediat italiane shprehen të bindura për këtë gjë. Revsita italainne “Chi” ka qenë e para që ka dhënë këtë lajm dhe ka zbuluar detaje të tjera nga roli që i është besuar Alketës për vitin e ardhshëm.
Sipas “Chi”, moderatorja shqiptare nuk do të mbështesë Amadeusin në skenë, sepse ajo do të ketë hapësirën e saj. Ende nuk dihet me saktësi se çfarë do të bëjë Vejsiu, por jemi të bindur se italianët nuk do e harrojnë lehtësisht emrin e saj me rikthimin në skenë.
Alketa Vejsiu pritet të ketë edhe më shumë suksese në Itali ky duket të jetë vetëm fillimi.
Smund të rrimë pa përmendur që Alketa është dhe një buzmeswomën e suksseshme me komaninë e saj Classevent byAlketa Vejsiu. / AlpeGossip.al