Modelja e njohur Angela Martini ka qenë gjithmonë shumë e komentuar për shkak të karrierës së saj në Amerikë dhe së fundmi për martesën me biznesmenn rumun i cili është shpllur në kërkim prej autoriteteve rumune.
Një temë e cila gjithmonë i ka shqetësuar fansat e Angela-s ka qenë nëse bukuroshja ka ndonjë operacion plastik ose jo. Në fakt nëse shohim foto nga vitet e më parshme kur Angela ishte në hapat e parë të karrierës mund të kuptojmë se modelja ka ndërhyrje në pamjen e saj të jashtme.
Nga fotot e më sipërme mund të dallojmë se modelja ka ndërhyrë në buzën e sipërme duke e fryrë atë, ndërsa në foton më poshtë duket qartë një ndërhyrje ku Angela ka ngushtuar nofullën. Gjithsesi për sa kohë modelja nuk ka pranuar asgjë vetë, të gjitha mbeten dyshime. /AlpeGossip.al