JETOJNË MES LUKSIT/ Njihuni me VIP-at shqiptarë që hiqen si njerëz të thjeshtë (FOTO) - AlpeGossip
JETOJNË MES LUKSIT/ Njihuni me VIP-at shqiptarë që hiqen si njerëz të thjeshtë (FOTO)

JETOJNË MES LUKSIT/ Njihuni me VIP-at shqiptarë që hiqen si njerëz të thjeshtë (FOTO)

Ka personazhe shqiptare që duan të jenë të rezervuar me publikun lidhur me jetën e tyre private dhe ju tregojnë se jeta e tyre është shumë e thjeshtë. Por ndodh ndonjëherë që “harrojnë” se çfarë kanë thënë dhe shfaqen me luks të shfrenuar.

Kujtojmë se Elvana në dokumentarin për jetën e saj u shfaq si një vajzë e thjeshtë që për drekë hante fasule, ndërkohë tregon që udhëton me helikopter në Francë, pastaj bën xhiro me makina luksoze, e më pas udhëton me avion privat. Ajo nuk poston shpesh në rrjete sociale detaje nga jeta e saj por duket se këto pushime do ti ndaj me të gjithë.

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Silva Gunbardhi dhe partneri i saj, Dafi përmes fotove të ndryshme në rrjetet sociale na ka njohur edhe me jetën luksoze që ata po bëjnë.

Mirëpo ka qenë vetë Silva e cila është shprehur publikisht se kishte probleme ekonomike. Të gjithë fansat janë shokuar me pamjet nga vilat super luksoze si dhe makinat më të shtrenjta të momentit që qarkullonin në rrjetet sociale të tyre.

Viola Spiro del shpesh në media duke u sjellë si një vajzë e thjeshtë, dhe madje pak kohë më parë tregoi se nuk i dilte rroga e saj dhe merte borxh. Por Viola nuk është dhe aq e “thjeshtë”. I dashuri i saj duket se i mundëson një jetë luksoze.

Veshje të shtrenjta, darka luksoze, dhe udhëtime ëndrrash ishin arsyeja pse ajo nuk u shfaq në ekran për gjysmë viti. Çifti, duke qenë se kishin lidhje në distancë, takoheshin më shumë jashtë vendit për të shijuar lidhjen e tyre, por kjo gjë vazhdoi derisa i dashuri i saj ra në burg dhe Viola ju rikthye normalitetit.

Juristja Irena Kita pak kohë më parë ka bërë një deklaratë lidhur me pasurinë e saj.

“Unë nuk jam e pasur, shpirtërisht jam shumë e pasur dhe ky është fat i madh. Jo të gjitha rrobat që ekspozoj janë të miat, sepse ashtu e kam bashkëpunim me subjektet. Nuk jam aq e pasur sa mendojnë”, u shpreh Irena.

Mirpo jo pak raste Irena është vënë në qendër të vëmendjes mediatike në lidhje me pasurinë e saj materiale dhe jo atë “shpirtërore”.

/Përgatiti AlpeNews.al/