FILLUAM TË DYSHOJM/ Çfarë ka ndodhur mes Marinës dhe Luanës? (FOTO) – AlpeGossip
FILLUAM TË DYSHOJM/ Çfarë ka ndodhur mes Marinës dhe Luanës? (FOTO)

FILLUAM TË DYSHOJM/ Çfarë ka ndodhur mes Marinës dhe Luanës? (FOTO)

Marina dhe Luana Vjollca janë motrat më të pandara në radhët e showbiz-it shqiptar kjo dhe për shkak se siç dihet ato e kanë nisur karrierën e tyre thuajse në të njëjtën kohe dhe kanë ndjekur bashkë rrugëtimin dhe ëndrrën e tyre ne televizion. Gjithmonë mbështetëse ndaj njëra-tjetrës dhe me një lidhje aq të ngushtë sa që shpesh edhe pse kanë kaluar vite publiku nuk i ndan dot Luanën dhe Marinës. Por mos kohëve të fundit ka ndodhur diçka në marrëdhënien mes dy motrave të famshme shqiptare?

Luana Vjollca nisi të shtunën sezonin e dytë të emisionit “Shiko kush Luan”, kësaj here jo vetëm në rolin e prezantueses por edhe në autorësinë e saj të plotë. Por veprimet e Marinës na kanë çuditur!

Kemi parë që Marina nuk i ka dedikuar asnjë postim në Instagram motrës së saj të vogël, siç bën gjithmonë, në nisjen e çdo projekti të ri që merr përsipër Luana në televizion e jo vetëm. Asnjë post paralajmërues në Instagram, Facebook apo edhe në Isntastory për të ftuar ndjekësit të shohin “të voglën” e saj” të shtunën mbrëma e as më herët gjatë ditës. Kjo konsiderohet diçka e pazakontë duke qenë se si Marina ashtu dhe Luana gjithmonë kanë bërë të tilla postime mbështetëse ndaj njëra-tjetrës madje gjithmonë duke shprehur vlerësimet maksimale m, siç edhe në të vërtetë i ka hije dhe bën çdo motër për motrën.

Ne bëmë një kërkim të vogël dhe pamë se 5-6 ditët e fundit motrat Vjollca madje as një “like” nuk ja kanë dhënë njëra-tjetrës në fotot e fundit që ka publikuar respektivisht secila prej tyre. Ndoshta motrat Vjollca kanë qenë shumë të zëna me gjërat personale dhe projektet e s’kanë pasur kohë për gjëra të tjera.

Marina Vjollca momentalisht ka ndaluar në Bahamas për të kaluar disa ditë pushimi me bashkëshortin e saj reperin Getoar Selimi ndërsa Luana i është rikthyer prej disa ditësh punës së saj për nisjen e sezonit dhe emisionit të ri. Sa i përket karrierës televizive të Marinës ende nuk dihet e ardhmja, televizioni apo formati që do ta sjell sërish në ekran, ku mungon që prej përfundimit të spektakli “C’est la vie” transmetuar në sezonin e shkuar në Tv Klan.