Moderatorja e njohur shqiptare Vilma Masha i ka dhënë fund beqarisë ditën e sotme.Vilma mesa duket ka ndjekur tendencen e fundit të nuseve, me një look të thjeshtë dhe tejet elegant.
Ajo ka preferuar që në ditën e saj të madhë të veshë një fustan të ngushtë me një vello mbi kokë dhe bisht të gjatë. Gjithashtu moderatorja ka zgjedhur një make up të thjeshtë me flokë të lëshuara me onde.
Ajo ka vendosur të celebrohet në tarracën e Bashkisë Tiranë nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Gjithashtu në ditën e saj më të lumtur nuk mungojnë as kolegët e saj Drini Zeqo, Viola Spiro, Ilda Bejleri, Isli Isalmi etj.