U NDA NGA RONELA HAJATI/ Young Zerka flet për të dashurën dhe na bëri lëmsh – AlpeGossip
U NDA NGA RONELA HAJATI/ Young Zerka flet për të dashurën dhe na bëri lëmsh

U NDA NGA RONELA HAJATI/ Young Zerka flet për të dashurën dhe na bëri lëmsh

Romanca e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës përfundoi pa u bërë ende publike.

Pak javë më  parë u përfol se arsyeja që çoi në ndarjen e tyre, ishte fakti që Ronela dëshironte ta zyrtarizonte lidhjen me Zerkën pasi çifti bashkëjetonte gjithashtu.

Ndërkohë, Zerka aspironte tjetër gjë, të qenit shpirt i lirë dhe kjo ka bërë që marrëdhënia e tyre të përfundojë.

Por pasditen e sotme, Young Zerka ishte i ftuar special në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ku u bë pjesë e lojës 5 sekonda.

Aty duhet të thoshte tre pjesë të trupit që preferon tek e dashura, ku nuk mund të mos thoshte një përgjigje.

“Buzëqeshja, buzët dhe backside”, tha Zerka, ndërkohë që nuk munguan ngacmimet nga Roza Lati se ai pranoi që ka të dashur.

Këngëtari zgjodhi ta kalonte këtë situatë me batuta, ndërsa ne u bëmë akoma më lëmsh.

Nuk janë ndarë apo Zerka është në një romancë të re?