“A E KE VRARË TRURIN PËR THASHETHEMET QË JANË THËNË PËR TY?” Rudina jep përgjigjen epike: Janë të gjitha… – AlpeGossip
“A E KE VRARË TRURIN PËR THASHETHEMET QË JANË THËNË PËR TY?” Rudina jep përgjigjen epike: Janë të gjitha…

“A E KE VRARË TRURIN PËR THASHETHEMET QË JANË THËNË PËR TY?” Rudina jep përgjigjen epike: Janë të gjitha…

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Përveçse ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme, ajo herë pas here u tregon atyre edhe se çfarë bën në përditshmëri.

Por së fundmi ajo ka bërë muhabet me fansat e saj, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme por edhe komplimente të shumta.

Duke qenë se është një personazh publik, herë pas here për Rudinën ka pasur lajme të ndryshme. E pikërisht lidhur me këtë dikush e ka pyetur:

“A e ke vrarë trurin ndonjëherë për thashethemet që janë thënë për ty dhe si i injoron?”.

“A e ke vrarë trurin për thashethemet që janë

Aktorja e njohur  ka postuar pyetjen dhe i është përgjigjur kështu:

“Janë të gjitha të vërteta!”, duke e shoqëruar me një emoji që qesh me lot.