KAMARIERJA QË U KTHYE NË NJË YLL POPI/ Dua Lipa tregon çelësin e suksesit: I them çdo ditë vetes... - AlpeGossip
KAMARIERJA QË U KTHYE NË NJË YLL POPI/ Dua Lipa tregon çelësin e suksesit: I them çdo ditë vetes…

KAMARIERJA QË U KTHYE NË NJË YLL POPI/ Dua Lipa tregon çelësin e suksesit: I them çdo ditë vetes…

Dua Lipa ka rrëfyer për Vogue se vetëbesimi është arma më e fortë që mund të ketë kushdo. Edhe pse nuk është paraqitur ndonjëherë në përpjekje për të paraqitur një tablo të shkëlqyer të vetes së saj, ylli i popit është shprehur për revistën prestigjioze se tek vetja pëlqen konkretisht lëkurën e mrekullueshme.

Kur Dua Lipa nënshkroi marrëveshjen e saj me një shtëpi diskografike ishte vetëm 18-vjeçe dhe punonte si kameriere. Tani, si një 23-vjeçare e palodhur, ajo po shet gjithnjë e më shumë me suksesin e saj.

Po cili është suksesi i saj… Ajo cilësohet si eksporti më i madh muzikor i Britanisë së madhe që nga Adele. “Feminizmi për mua nuk është të urresh meshkujt por ka të bëjë me faktin se ne meritojmë të njëjtat mundësi si ata”, ka thënë Dua Lipa në numrin e janarit të Vogue.

Megjithëse nuk është paraqitur ndonjëherë me vetëbesimin për të paraqitur një tablo të shkëlqyer të vetes së saj, ylli i popit ka thënë se ndihet shumë e sigurtë me trupin e saj. “Gjithmonë do të jetë diçka që nuk iu pëlqen tek vetja, por është shumë më e shëndetshme që çdo ditë t’i thoni vetes dy gjëra që ju pëlqejnë më shumë tek vetja. Për shembull unë i them vetes “Ti e di që lëkura jote është e mrekullueshme, nuk do vësh asnjë grimë make-up”, në vend që t’í them “O zot pse ke ngrënë makarona çdo ditë gjatë kësaj jave”.