REAGON Elhaida Dani për lidhjen e re: “Përveçse shokë të ngushtë fëmijërie, ne jemi…” – AlpeGossip
REAGON Elhaida Dani  për lidhjen e re: “Përveçse shokë të ngushtë fëmijërie, ne jemi…”

REAGON Elhaida Dani për lidhjen e re: “Përveçse shokë të ngushtë fëmijërie, ne jemi…”

Këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani ka qënë në qëndër të vëmendjes nga mediat rozë gjatë ditës së sotme. Ajo po përflitet për një lidhje dashurie me këngëtarin e muzikës klasike Branimir Agovi.

 

Pas këtij lajmi revista“Class” ka kontaktuar me këngëtaren e cila ka mohuar gjithçka dhe e ka cilësuar të pavërtetë lajmin.

“Ne kemi qenë shokë të ngushtë fëmijërie, kemi studiuar në Shkodër në të njëjtën shkollë dhe kemi ndarë të njëjtën klasë. Përveçse shokë të ngushtë, ne gëzojmë sukseset e njëri-tjetrit, por asgjë më shumë se kaq”, u shpreh Elhaida për lidhjen me Branimirin.

Megjithatë në fotot e postuara nga Brano me Elhaidën ata kanë komentuar me shumë dashuri dhe duken sikur kanë diçka më shumë se thjesht miqësi mes tyre.

Ndërkohë Branimiri u është rikthyer projekteve të tij artistike në Operën e Vjenës, si një prej solistëve të njohur atje, ndërsa Elhaida është duke u marrë me përgatitjet e fundit për projektin e “Notre Dame de Paris”, ku ajo do të interpretojë Esmeraldën në një tur artistik që nis në gusht në Kanada.