DY SHQIPTARE NË VICTORIA’S SECRET/ Performanca e paparë e Rita Orës dhe Bebe Rexhës – AlpeGossip
DY SHQIPTARE NË VICTORIA’S SECRET/ Performanca e paparë e Rita Orës dhe Bebe Rexhës

DY SHQIPTARE NË VICTORIA’S SECRET/ Performanca e paparë e Rita Orës dhe Bebe Rexhës

E veçanta e sfilatës së Victoria’s Secret ishte pjesëmarrja e dy këngëtareve me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe bebe Rexha.

Vajzat shkëqyen në një nga pasarelat më të famshme të vitit, me veshjet e tyre seksi dhe ekstravagante.

Rita Ora kishte zgjedhur të vishej me një “body” të zi dhe çizme mbi gju të mbushura me temina. Look-u i saj përmirësohej me flokët e gjatë platin që i kishte zgjatur dhe një kapelë e modelit ‘beret’.

Nuk mungonin aksesorët e shumtë në qafë dhe duar, gjithandej flori.

Bebe Rexha kishte zgjedhur një kostum neon në ngjyrë rozë për të performuar në sfilatën e Victoria’s Secret. Çizmet mbi gju, “body” dhe pelerina në të njëjtën ngjyrë e bënin këngëtaren 29-vjeçare të dukej si një flamendo në skenë teksa performonte “I’m a mess”.

Një moment vërtet i papërshtatshëm ishte kur Bebe Rexha u përkul në skenë duke treguar pjesën intime dhe veshjen e parehatshme.

Para se të dilte në skenë këngëtarja publikoi një foto e veshur me rrobëdeshambërin e famshëm të zi të Victoria’s Secret, për të thënë se është gati për skenën gjigante.