“MA PREZANTOI BURRI I SAJ”/ Ish-banori i “Big Brother” flet për marrëdhënien me të dashurën (VIDEO) – AlpeGossip
“MA PREZANTOI BURRI I SAJ”/ Ish-banori i “Big Brother” flet për marrëdhënien me të dashurën (VIDEO)

“MA PREZANTOI BURRI I SAJ”/ Ish-banori i “Big Brother” flet për marrëdhënien me të dashurën (VIDEO)

Tema e ditës së sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” ishte djem të vegjël në moshë në një marrëdhënie me femra më të mëdha. Një marrëdhënie të tillë ka pasur, ish-konkurrenti i ‘Big Brother Albania’, Arjan Bakalli. I ftuar në emision, Arjani tha se në rininë e tij krijoi një marrëdhënie me një grua gjermane 34-vjeçe.

Ish-banori tregoi se prezantimin me të ia bëri ish-bashkëshorti i saj, të cilin e kishte mik.

“Kur kam qenë 22 vjeç dhe jetoja në Amsterdam, rastësia bëri që u lidha me një gjermane që ishte 34-vjeçe. Meqenëse t ii ke qejf detajet, ma prezantoi ish-bashkëshorti i saj, një italian që ishte miku im dhe rastësisht më pas krijova marrëdhënie. Njeriu është orputunist kur është 22 vjeç. Unë isha i dashuruar në Shqipëri me një tjetër person dhe thjesht me të isha në lidhje”, tha Arjani.