“TAKOHEMI 1 HERË NË MUAJ”/ Arjon Muça flet për lidhjen me bjonden (FOTO) – AlpeGossip
“TAKOHEMI 1 HERË NË MUAJ”/ Arjon Muça flet për lidhjen me bjonden (FOTO)

“TAKOHEMI 1 HERË NË MUAJ”/ Arjon Muça flet për lidhjen me bjonden (FOTO)

Prej 5 vitesh, moderatori simpatik dhe shumë i dashur për publikun, Arjon Muça është në një lidhje me një vajzë bjonde e cila jeton jashtë vendit. Identitetin e saj Arjoni nuk e ka bërë kurrë publik mirëpo i ftuar në “Thumb”, moderatori ka zbuluar më shumë për lidhjen e tyre.

Arjoni ka treguar se me të dashurën takohet një herë në muaj duke qenë se ajo jeton jashtë dhe gjatë kohës që janë larg flasin me anë të rrjeteve sociale.

“Nuk është e vështirë sot të mbahet lidhja në distancë. Para disa ditësh që ra Facebook dhe Instagram, po ishte e vështirë se nuk kishim si të flisnim. Unë më shumë flas me të kur jemi në distancë sesa kur jemi live”, u shpreh Arjoni.

Moderatori tregoi se e dashura e tij vazhdon shkollën dhe nuk dëshiron që t’ja ndërpresë rrugëtimin prandaj e ka menduar që të shkojë të jetojë atje në të ardhmen./Xing.al