“Sulltaneshë Safije-s” i futet hajduti në dhomën e gjumit, rrëfen tmerrin që përjetoi – AlpeGossip
“Sulltaneshë Safije-s” i futet hajduti në dhomën e gjumit, rrëfen tmerrin që përjetoi

“Sulltaneshë Safije-s” i futet hajduti në dhomën e gjumit, rrëfen tmerrin që përjetoi

Hulya Avsar është një ndër moderatoret dhe aktoret më të dashura, e cila rrëmbeu zemrat e publikut falë rolit të saj si “Sulltanesha Safije”.

Në një intervistë për mediat turke, 54-vjeçareja ka rrëfyer një nga momentet më tronditëse, ku disa ditë më parë një hajdut i kishte hyrë në shtëpi.

 Ishte ora 6, 6:30 e mëngjesit. Kishte zbardhur drita. Me të hapur sytë pashë një burrë në dhomën time të gjumit. U hodha në këmbë dhe e pyetja: Kush je ti? ‘Unë, jam unë’ mu përgjigj burri i maskuar dhe me doreza” – rrëfen ajo për gazetarin Ali Eyuboglu.

Menjëherë aktorja ka telefonuar policinë, por ai ende nuk është arrestuar.

Pothuajse po e kapja nga pas kur vura re se isha me këmishë nate, u ktheva dhe hodha diçka përsipër dhe dola ta ndjek, por ia mbathi. Mori çantat në oborr dhe u zhduk. Telefonova policinë, e cila nëpërmjet kamerave të sigurisë shikoi tiparet trupore të burrit, i cili më pas rezultoi se kërkohej për shumë vjedhje në zonë” – tregon Hulya.

Aktores i kishin vjedhur kartat e kreditit, ajo e identitetit, bizhuteritë si dhe 300 euro.