Fansja e KËRCËNON se do i bëj BLLOK, reagon Luana Vjollca: Shumë… (FOTO) – AlpeGossip
Fansja e KËRCËNON se do i bëj BLLOK, reagon Luana Vjollca: Shumë… (FOTO)

Fansja e KËRCËNON se do i bëj BLLOK, reagon Luana Vjollca: Shumë… (FOTO)

Mirë bërë Luana, ashtu duhet!

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të komentuara në shtypin rozë, e cila komentohet shumë për linjat e saj trupore, të cilat nuk heiton aspak t’i ekspozojë në rrjetet sociale. Luana më në fund i ka dhënë vetes pak pushim teksa ka udhëtuar drejt Italisë ku ndodhet me motrën e saj, Marinën dhe me Getoarin.

Siç duket në fotot e publikuara në Instagram, Luana është shumë në formë dhe së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj një foto teksa ndodhet në një oborr ndërkohë që mban veshur një fustan i cili i nxjerr në pah linjat e saj seksi.

Duke qenë se foto është me të vërtetë e bukur, mesa duket një fans nuk e ka përballuar atë dhe në kuadër të shakasë i ka komentuar Luanës që menjëherë do i bëjë “block”. Ky koment ka tërhequr vëmendjen e moderatores bukuroshe e cila i ka kthyer përgjigje duke i thënë: “hahahah shumë dashni” dhe ka vendosur një emoji zemër.

Nuk është keq kur u kthen komentet fansave, përkundrazi! Nga Krenari ta ketë mësuar këtë dialektin kosovar Luana vallë?