RREZIKON JETËN E PATENTËN/ Rezarta Shkurta ecën me shpejtësi furtunë dhe filmon momentin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
RREZIKON JETËN E PATENTËN/ Rezarta Shkurta ecën me shpejtësi furtunë dhe filmon momentin (FOTO+VIDEO)

RREZIKON JETËN E PATENTËN/ Rezarta Shkurta ecën me shpejtësi furtunë dhe filmon momentin (FOTO+VIDEO)

Rezarta Shkurta ka rrezikuar jo vetëm jetën por edhe patentën me veprimin më të fundit që ka bërë dhe e ka dëshmuar në një postim në Instagram.

Ajo ka ecur me shpejtësi 180 km në orë në autostradë, shpejtësi kjo tejet normave të lejuara. Duke dëgjuar muzikë në makinë dhe filmuar momentin e rritjes së shpejtësisë, Rezarta ka sfiduar kështu rregullat e qarkullimit rrugor.

Nga video nuk e kuptojmë destinacionin e këngëtares dhe as vendndodhjen, por asnjë autostradë në Shqipëri nuk mund të përshkohet me atë lloj shpejtësie.

Pak kohë më parë, Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit iu hoq patenta për shkak se po lëviznin me makinat e tyre me shpejtësi përtej normave të lejuara në Tiranë.

Djali i ish-kryeministrit, ishte duke ecur tek një rrugë pranë TEG-ut me mjetin e tij tip “Benz S320” me një shpejtësi 128 km/h dhe në momentin që është ndaluar ai ka kundërshtuar Policinë.

Ndërsa, moderatori Ermal Mamaqi po ecte me mjetin e tij me shpejtësi 120km/h, por ndryshe nga Shkëlzen Berisha, Mamaqi nuk i ka kundërshtuar forcat e policisë.