FANSAT IA ARRIJNË QËLLIMIT/ Luizi shikon rekordet që ka thyer në rrjetet sociale, mbetet i shokuar: 4 miliardë… – AlpeGossip
FANSAT IA ARRIJNË QËLLIMIT/ Luizi shikon rekordet që ka thyer në rrjetet sociale, mbetet i shokuar: 4 miliardë…

FANSAT IA ARRIJNË QËLLIMIT/ Luizi shikon rekordet që ka thyer në rrjetet sociale, mbetet i shokuar: 4 miliardë…

Luiz Ejlli është i preferuari i shqiptarëve për momentin kjo dëshmohet më së miri nga numri i ndjekësve që ka arritur në Instagram për një kohë të shkurtër.

Llogaria e tij e Instagram-it u hap pas hyrjes së tij në “Big Brother VIP Albania” dhe tashmë pas më shumë se dy muajsh numëron 576 mijë ndjekës.

Përveç kësaj ai është tejet viral edhe në TikTok ku ka arritur 4 miliardë shikime në emrin e tij.
Fansat e këngëtarit prej ditësh po tentojnë që ai të kuptoj një gjë të tillë dhe një dron me këto informacione u nis dje, por që Luizi nuk arriti ta shihte.

Ata nuk janë dorëzuar dhe të njëjtin e kanë dërguar edhe sot (e shtunë) teksa ai po qëndronte në oborr bashkë me Kiarën dhe Visin.

Këtë herë qëllimi u arrit dhe Luizi ka lexuar atë që shkruhej në dron teksa mbeti i habitur nga këto informacione.

VIDEO