HABIT AULONA/ “Prindërit dhe gjyshërit që puthin fëmijët në organet gjenitale, janë…” – AlpeGossip
HABIT AULONA/ “Prindërit dhe gjyshërit që puthin fëmijët në organet gjenitale, janë…”

HABIT AULONA/ “Prindërit dhe gjyshërit që puthin fëmijët në organet gjenitale, janë…”

Ditët e fundit është folur gjatë për abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, kryesisht ndaj vajzave të mitura. E gjitha kjo duke marrë shkas nga rasti më i fundit në Babrru, ku roja i shkollës kishte abuzuar seksualisht për 3 vjet me rradhë me 15-vjeçaren.

Kësaj kauze të gjerë në marshimin “Për fëmijërinë e vjedhur” i janë bashkuar edhe shumë personazhe të njohur të publikut shqiptar.

E teksa ka qenë e ftuar sëfundmi në emsionin “Shqipëria Live”, moderatorja e njohur Aulona Musta, ka folur kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve.

Gjatë emisionit ajo foli jo vetëm mbi abuzimet seksuale ndaj të miturve në Shqipëri, por tregoi edhe zakonet e “shëmtuara” të shqiptarëve ndaj fëmijëve.

Teksa komentoi ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, për 15-vjeçaren në Kamëz, Aulona ndër të tjera ka deklaruar se në Shqipëri është normale të puthësh fëmijët në organet gjenitale. Sipas saj një gjest i tillë, bëhet veçanërisht nga prindërit ose gjyshërit e fëmijës, por moderatorja thotë se gjithsesi mbetet një veprim i shëmtuar.

“Kjo mënyra e shëmtuar që ne kemi, që realisht për mua është pedofili ajo që bëjnë edhe prindërit vetë, por edhe gjyshet edhe gjyshërit që marrin fëmijët dhe i puthin në organet gjenitale. Mos ta harrojmë këtë detaj. Në Shqipëri është normale që vajzën dhe djalin një muajsh, dy muajsh foshnjën ti ta marrësh dhe me përkëdheli të thuash, të keqen mami, të keqen babi dhe ta puthësh në organet gjenitale, është pedofili.”-është shprehur Aulona.

E më tej këtë mendim të Aulonës e ka mbështetur edhe pedagogia dhe aktivistja, Iris Luarsi e cila shrehet se ajo ç’ka tha moderatorja ësht jashtëzakonisht shumë e drejtë.