Këngëtarja seksi ”s’i ndahet” Malumës, shihni çfarë i thotë! Reagon edhe e dashura e këngëtarit latin… (FOTO) – AlpeGossip
Këngëtarja seksi ”s’i ndahet” Malumës, shihni çfarë i thotë! Reagon edhe e dashura e këngëtarit latin… (FOTO)

Këngëtarja seksi ”s’i ndahet” Malumës, shihni çfarë i thotë! Reagon edhe e dashura e këngëtarit latin… (FOTO)

Po Maluma sikur është i lidhur!

Maluma është një nga këngëtarët më të pëlqyer në të gjithë botën dhe është kthyer tashmë në idhullin e shumë femrave jo vetëm për këngët e tij të cilat dëgjohen në të gjithë botën por edhe për pamjen dhe mënyrën se si sillet në publik. Këngëtari latin në një kohë shumë të shkurtër ka bërë për vete shumë fansa, mirëpo mesa duket ai pëlqehet edhe nga reperja e njohur Iggy Azalea. Kjo e fundit e ka treguar simpatinë e saj për Malumën para pak javësh me anë të një video të publikuar në Instastory ku shfaqej duke u relaksuar me bikini teksa dëgjonte një nga këngët e Malumës të cilin e etiketoi në video dhe shkroi: Maluma Baby.

Por e kemi parë shpesh herë që Iggy Azalea i pëlqen fotot e këngëtarit dhe këtë herë ka lënë një koment në një nga videot e tij ku shfaqet duke kërcyer në një jaht nën ritmet e një prej këngëve të tij.

“Ec përpara dhe jetoje jëtën më së miri”, i thotë ajo në këtë video ku shumë fansa e kanë etiketuar duke e pyetur nëse do të bëjë bashkëpunim me këngëtarin latin apo po e ngacmon.

Mirëpo në këtë video ka reaguar edhe e dashura e tij Natalia e cila e ka quajtur Rockstar.