MC KRESHA BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Zbulohet emri i veçantë i vogëlushes – AlpeGossip
MC KRESHA BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Zbulohet emri i veçantë i vogëlushes

MC KRESHA BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Zbulohet emri i veçantë i vogëlushes

Reperi i njohur, Mc Kresha, është bërë baba për herë të parë. Edhe pse ai apo partnerja e tij nuk e kanë bërë ende publik lajmin, ka qenë babai i Erzinës i cili e ka shkruar lajmin emocionues për të gjithë, duke zbuluar edhe emrin e vogëlushes.

“Mirë se erdhe në jetë Iza. Jeta yte qoftë e uruar nga ZOTI, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin”, shkruan ai në një status në ‘Facebook’.

Ky emër, ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.

Kujtojmë se MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë në muajin dhjetor në një ceremoni mjaft private me familjarë dhe të ftuar VIP.