“PO NGRINIM DHE QESHËM GJITHË NATËN”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen takimin me Karl Lagerfeld – AlpeGossip
“PO NGRINIM DHE QESHËM GJITHË NATËN”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen takimin me Karl Lagerfeld

“PO NGRINIM DHE QESHËM GJITHË NATËN”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen takimin me Karl Lagerfeld

Një nga kujtimet më të veçanta të Rita Orës me Karl Lagerfeld ka qenë në Paris. Këngëtarja me origjinë shqiptare ndau sot disa momente nga takimet e saj me dizajnuesin e famshëm, që u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Mes fotove ajo shfaqet duke ecur me Karl apo duke pozuar të tre bashkë me modelen Cara Delevingne.

“Askush nuk mund të të zëvendësojë. Më kujtohen kaq shumë foto, por kjo është e veçantë pasi është realizuar në orët e para të mëngjesit në Paris, po ngrinim dhe qeshëm gjithë natën derisa dielli nisi të shkëlqente”, shkruan në postimin e saj në Instagram Ora.

Një dedikim të veçantë i ka bërë edhe Dua Lipa, e cila ka pasur vetëm një takim me të.

“U prehsh në paqe Karl Lagerfeld. Kisha nderin të takoja një herë në Paris. Moda humbi një ikonë, por vizioni yt do të jetojë përgjithmonë”, shkroi Dua.