Adrola Dushi pozon me “shefin”: Asnjë fjalë të mirë s’ma thotë! – AlpeGossip
Adrola Dushi pozon me “shefin”: Asnjë fjalë të mirë s’ma thotë!

Adrola Dushi pozon me “shefin”: Asnjë fjalë të mirë s’ma thotë!

Ish-miss Shqipëria Adrola Dushi na ka prezantuar shpesh me personat e saj të afërm. Në profilin e modeles në Instagram, ka gjithmonë vend për djalin e saj të vogël, Troin, dhe shoqërinë e ngushtë.

Së fundi ajo ka publikuar një foto me babain e saj, të cilin e quan “shefi”. Bashkangjitur fotos me babain Adrola shkruan: “Asnjë fjalë e mirë s’i del nga goja për mua”.

Me sa duket Adrolës i kanë munguar ledhatimet dhe fjalët e mira që t’i thotë babi. Edhe pse vajzë e vetme, ajo nuk është llastuar.

Por ndoshta ky është edhe çelësi i suksesit që ka bukuroshja shqiptare, e cila aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po ndjek edhe karrierën si modele.

 

A post shared by Adrola Dushi (@adroladushi) on