Një histori Hirusheje e shekullit 21”– kështu shprehet autorja e “Fifty Shades of Grey” (“50 Hijet e Grey- t”) për novelën e saj më të re (hedhur në treg katër ditë më parë) “The Mister”.
Aktualisht, libri prej 512 faqesh ndodhet në qendër të kritikës letrare, veçanërisht rreth historisë së trajtuar, sa e njohur për krijimtarinë botërore (raport dashuror pavarësisht ndryshimeve klasore) aq dhe e veçantë në llojin e saj.
Fabula e “The Mister” në linja të përgjithshme është kjo: një romancë mes aristokratit të pasur britanik Maxim Trevelyan (gjithashtu DJ, fotograf e model) dhe shërbëtores së tij të bukur e misterioze Alessia Demachi, një emigrante shqiptare e sjellë në Angli në mënyrë ilegale nga disa trafikantë. Ai një mazokist i epur e ndërsa ajo një qenie e brishtë! Ndonëse librin u vlerësua për trajtimin e çështjeve me më shumë peshë se “Fifty Shades,” përgjithësisht heroina e James- it po shihet si një rrëmujë kontradiktash dhe stereotipesh si dhe raporti mes dy partnerëve si tepër shqetësuese dhe i pabalancuar.
Duhet thënë se James udhëtoi dy herë drejt Shqipërisë për të kuptuar diçka më shumë rreth realitetit në vend. Shkrimtarja koleksionoi disa libra rreth vendit duke përfshirë një fjalor shqiptar, një udhëzues për kodet dhe ligjet shoqërore si dhe një libër mbi krimin e organizuar në vend.
Pavarësisht suksesit dhe vlerësimit që shkrimtarja gëzon, “The Mister” po merr më së shumti komente negative për shkak të pranisë së skenave seksuale me tepricë, mbushur plot klishe e paqartësi, duke krijuar më së shumti një gjendje dhe frymë anormaliteti.
“The Mister” cek tema të rënda si pabarazia ekonomike, gjendja e punëtorëve pa dokumente, shtypja e grave në shoqëritë konservatore dhe mënyra se si institucionet ngrenë të pasurit e të fuqishmit duke shfrytëzuar të dobëtit.
Një tjetër pikë në të cilët kritikën ndalen është mungesa e plotë e pjekurisë emocionale nga ana e James- it. 23- vjeçarja Alessia, një grua pa pasaportë, pa pushtet, me një baba abuziv, me një ish të dashur gjithashtu abuziv, e rënë në duart e 2 trafikantëve të rrezikshmën dhe mbi të gjitha e virgjër përfshihet në faqe të tëra seksi e pasioni dhe imagjinate pa kufij. Nisur nga ç’aktualisht po shkruhet, romani duket se ka ngjallur pështirosje sidomos për pasqyrimin e nënshtrimit të figurës femërore në dhomën e gjumit dhe jo vetëm.
“Nuk do të ha më kurrë ëmbëlsirë me banane.” shkruan gazetarja Jan Moir, nga “Daily Mail” duke iu referuar disa rreshtave ku përshkruhet një paralojë e aktit seksual mes dy personazheve kryesore.
Në libër gjenden fjalë shqiptare si dhe përmendja e disa toponimeve.