Artistja shqiptare, Albërie Hadërgjonaj feston sot ditëlindjen e 43-të.
Me këtë rast nuk ka munguar as urimi i veçantë i vajzës së saj, Anxhelinës.
Ajo ndau me ndjekësit disa foto në Instagram, në të cilat thotë fjalë tejet të mira për të ëmën.
“Inspirimi im në jetë për gjithçka, Urime ditëlindjen mam. Nëna ime e bukur, të dua shumë. Jeta ime ti e meriton botën”, ka shkruar ajo.