Olti Curri njihet si një ndër personat me më pak komplekse, teksa kurrë nuk lejon që të qëndrojë jashtë thashethemeve lart e poshtë.
Kësaj here ai mund të ketë trokitur në derën e një debati shumë të madh që mund të hapet së shpejti duke njohur edhe natyrën shpërthyese të Rovena Stefës.
Në një foto ku shihet me taka në një ambjent plazhi me rërë, Stefa ka shkruar “Çfarë do të doja”, ndërkohë që Olti se ka kursyer fare atë.
Teksa ka ironizuar këngëtaren, blogeri ka shkruar se asaj i mungojnë vetëm një palë shapka me gisht, sepse i janë bërë këmbët me gjak prej sandaleve me taka në rërë.
Pritet një reagim i mundshëm nga këngëtarja ndërkohë.