Trendet më të famshme për tatuazhe këtë vit janë këto… (FOTO) – AlpeGossip
Trendet më të famshme për tatuazhe këtë vit janë këto… (FOTO)

Trendet më të famshme për tatuazhe këtë vit janë këto… (FOTO)

Tatuazhet janë një mënyrë që secili zgjedh për të shprehur diçka personale, por gjithsesi nuk ka rëndësi sa origjinale është zgjedhja juaj, disa trende gjithmonë do ta përsërisin veten.

Cilat kanë qenë tatuazhet më të famshme të këtij viti, do t’i shihni të listuara më poshtë!

1. Tatuazhet minimaliste.

Një shprehje, 2 fjalë që mbartin një rëndësi të veçantë apo një simbol i vogël i pikturuar në mënyrë shumë fine. Përveçse s’duken shumë, të tillë tatuazhe kanë dhimbje minimale dhe mund të fshihen lehtësisht.

2. Tatuazhet e gishtave

Ndonëse shumë artistë tatuazhesh refuzojnë të bëjnë tatu nëpër gishta sepse aty zbehen lehtë, ky trend është gjithnjë e më shumë në rritje.

Duart dhe gishtat janë një nga vendet e preferuara të njerëzve për të bërë një simbol a diçka tjetër.

3. Tatuazhet e plota

Tatuazhet që mbulojnë gjithë krahun apo një tjetër gjymturë këtë vit janë shtuar më shumë se kurrë.

4. Tatuazhet tradicionale

Pavarësisht teknikave apo dizajneve të reja që qarkullojnë, artistët e tatuazheve thonë se shumë njerëz i kanë qëndruar besnikë tatuve tradicionale.

Ngjyra e zezë, gri apo format gjeometrike të ndryshme ende preferohen njësoj si në daljen e tyre të parë.