Muaji i shenjtë i Ramazanit, është muaji ku myslimanët në të gjithë botën agjërojnë gjatë tërë ditës.
Por shumë persona të cilat vuajnë nga sëmundja e diabetit shpesh herë duhet ta përjashtojnë veten nga agjërimi.
Por kjo nuk është me patjetër. Vendimi i përket secili person individualisht, por ndihma nga ekspertët gjithmonë është e nevojshme.
Diabeti është njëra ndër sëmundjet që ka shënuar më së shumti rritje. Diabeti shfaqet për shkak se pankreasi nuk liron mjaftueshëm insulinë për ta tretur sheqerin në gjak, andaj personat që vuajnë nga kjo sëmundje, duhet t’i shmangen sheqerit, raporton The Independent, transmeton Gazeta Express.
Njerëzit me tipin 2 të diabetit, mund të agjërojnë dhe ta menaxhojnë sëmundjen nëse ushqehen shëndetshëm, duke përfshirë edhe ushtrimet dhe dietat.
Në raste më serioze, njerëzit me tipin 2 të diabetit detyrohen që të marrin medikamente për të mos pasur probleme.
Zakonisht duhet të merren barna për uljen e glukozës ose metforminë, dhe pas ushqimit, në syfyr ose iftar, për ata që është e nevojshme, të përdoret edhe insulina.
Agjërimi dhe ushqimi i veçantë janë traditë e Ramazanit. Në çdo iftar, familjet bëhen bashkë për ta shijuar ushqimin e tyre të veçantë që gatuhet për këtë muaj.
Agjërimi gjatë tërë ditës, për persona me tipin 2 të diabetit, të cilët përdorin injeksione të insulinës, mund të jetë mjaft i rrezikshëm për shumë arsye. Arseja kryesore, është se nëse nuk hani gjatë tërë ditës ushqim, niveli i glukozës bie, ndërsa gjatë iftarit, niveli i insulinës mund të rritet menjëherë, gjë që mund të shkaktojë probleme.
Sipas mësimeve islame, të vjetrit, gratë shtatzëna ose ata që janë të sëmurë, janë të falur nëse nuk agjërojnë, dhe nuk kanë nevojë të marrin leje nga ndonjë prijës fetar.
Personat e tjerë, të cilët e kanë tipin 2 të diabetit, për që nuk përdorin insulinë ose lloje të ndryshme të medikamenteve, munden shumë lirshëm të agjërojnë.
Por dietat dhe medikamentet janë faktorët kyç që ndikojnë në mbajtjen konstant të nivelit të glukozës. Ndërsa personat që përdorin medikamente, i arsyetohet mos agjërimi.
Myslimanët që vuajnë nga diabeti, para se të vendosin për agjërim, duhet të konsultohen me doktorët e tyre. Ata duhet të jenë të udhëzuar nga ndonjë ekspert, për pasojat që mund të ketë agjërimi për shëndetin e tyre.
Ndodhë në shumë raste, që doktorët mund t’ua ndalojnë juve agjërimin, andaj kërkojnë nga ju që t’i ndihmoni të varfëritë ose t’i ushqeni ata.
Por mbi të gjitha, nëse e jeni të vendosur për agjërim, duhet patjetër që ushqimin ta merrni me recetë nga një ekspert.