2 JAVË PAS AKSIDENTIT/ JA në çfarë gjendje shëndetësore janë këngëtarët e ''Threedots'' - AlpeGossip
2 JAVË PAS AKSIDENTIT/ JA në çfarë gjendje shëndetësore janë këngëtarët e ”Threedots”

2 JAVË PAS AKSIDENTIT/ JA në çfarë gjendje shëndetësore janë këngëtarët e ”Threedots”

Rreth dy javë më parë dy artistët dy artistët e grupit “Threedots” Bruno dhe Mir Vathi u përfshinë në një aksident të frikshëm.

Teksa ishin duke shkuar për të mbajtur një koncert në Korçë, makina e tyre u përmbys në Maliq.

Për fat të mirë dy artistët nuk patën dëmtime të rënda, megjithatë iu desh pak kohë që të marrin veten dhe të kthehen në rrjetet sociale.

Ditën e sotme miku i tyre, Klajdi Haruni nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e mirë dhe qëndrimi më njëri-tjetrin i bën edhe më të fortë.

“Bashkë na shtohet jeta”, shkruan Klajdi në përshkrimin e fotos.

View this post on Instagram

Bashke na shtohet jeta 🙏 @iambrunooooo @mirvathi

A post shared by Klajdi Haruni (@klajdiharuni) on