Prej kohësh po përflitet se këtë të enjte, aktorja turke Beren Saat, e njohur me rolin si “Bihter” në serialin “Dashuri e ndaluar”, do të divorcohet nga bashkëshorti prej 5 vitesh, Kenan Dogulu, pasi gjërat nuk po ecnin siç duhet mes tyre.
Mirëpo së fundmi, aktorja ka vendosur të flasë për herë të parë lidhur me divorcin e shumëpërfolur, duke mohuar për mediat e huaja gjithçka që është thënë deri tani.
“Nuk është e vërtetë”, është shprehur Beren, pa dhënë asnjë sqarim më shumë në lidhje me marrëdhënien e saj me Kenan Dogulu-n.
Kujtojmë se ditën e djeshme, ajo dha lajmin e bukur për karrierën e saj, i cili konsistonte në nisjen e një super projekti me “Netflix Turkey”.