Tranfomohet këngëtari shqiptar/ Humb 36 kg në vetëm 9 muaj (FOTO) - AlpeGossip
Tranfomohet këngëtari shqiptar/ Humb 36 kg në vetëm 9 muaj (FOTO)

Tranfomohet këngëtari shqiptar/ Humb 36 kg në vetëm 9 muaj (FOTO)

“Syni m’qesh” është produksioni më i ri muzikor i këngëtarit Mateus Frroku. I ftuar në emisionin “Rudina” për të promovuar klipin e ri, këngëtari nuk la pa komentuar edhe ndryshimin drastik në pamje. Ai ka humbur rreth 36 kilogramë në 9 muaj, pasi nisi të kishte probleme me shëndetin.

“Natën e Vitit të Ri pasi hëngra bollshëm mora vendimin. Erdhi një moment që unë nuk po ndihesha më mirë me veten, kisha probleme jo vetëm me pamjen, por edhe me shëndetin, me shtyllën kurrizore. Fillova të lodhesha shumë kur dilja në skenë. Mora një vendim duke mos ditur se si do të reagonte fiziku im, fatmirësisht ia dola. Tani jam në një moment që në rast se nuk bëj aktivitet fizik më duket sikur i kam marrë të 36-ta kilet që kam hequr.” – tha këngëtari.

Mateos Frroku tregoi se dieta e tij ushqimore, përfshinte eleminimin e brumrave si dhe nuk konsumon asnjëherë darkë pas orës 19.00.

“Në familjen time të gjithë janë sportisë dhe shpesh më flisnin për të, por nuk më bënte përshtypje derisa vendosa vetë se çfarë duhet të bëja. Vonë e kuptova se ishte ecja një proces dobësimi. Ecja të relakson dhe djeg kalori. Unë përshkruaj një distancë afro 15 kilometra në ditë, plus kam bërë eleminim të brumrave dhe respektoj orarin. Darkën nuk e ha pas orës 7-të. Eleminimi i bukës më ka bërë t’i ndjej shijen ushqimeve sepse më parë më dukej çdo gjë njëlloj”- tha Frroku.